Aerobika e gjuhës ruse në

< Russian language aerobics

+ translations

Rusisht · Alfabeto · Libër · Course · 0 · 1 · 2 · 3 · Teachers · Kids

Template:Russian nouns Albanian


Аэробика языка.jpg
Për aq kohë sa jetojmë ne vazhdimisht dëgjojmë fjalë të reja dhe na duhet të gjejmë kuptimin e tyre ose na duhet t'i kontrollojmë në fjalor. Kur ju filloni të mësoni një gjuhë të huaj, është e natyrshme që të bëni shumë zbulime. Mendja juaj duhet të riorganizohet në mënyrën ruse - një "ju-rus" i ri duhet të "lindë"


Ученик: Është kjo një orë aerobie? Nëse unë do dëshiroja të bëja aerobi, ta dija se ku të shkoja.Ajo çfarë unë dua tani është të ulem dhe të studioj, kjo është mënyra e drejtë për të studiuar. Kanë ndonjë gjë të përbashkët në këtë tokë rasat me lëvizjet? Lëvizja shprehet nga foljet.

Учительница: Rasat janë shumë të rëndësishme në rusisht dhe lëvizja mund të shprehet lehtësisht pa folje. Ju mund të dëgjoni një bisedë të tërë pa asnjë folje, por me miliona mbaresa rasash.

Ученик: Ndoshta kjo ka sens për ty, por për mua jo.

Учительница: Jam dakord, jo tani. Unë të premtoj që ato do kenë kuptim për ty pasi të kesh bërë këto ushtrime.

Ученик: E ke seriozisht, ju doni që unë të bëj aerobi?

Учительница: Jo shumë i detyruar, por juve ju nevojitet të bëni ushtrime nëse vërtetë doni të ndieni se si është të mendosh ashtu sic mendojnë rusët dhe ta shikosh botën përmes konceptit të tyre të gramatikës.

Ученик: Pse nuk mund ta bëj këtë pa ushtrime?

Учительница: Ti mundesh por do të të duhet të bësh një luftë të gjatë dhe unë kisha përshtypjen që ti doje të kishe rezultate të shpejta.

Ученик: Le të vazhdojmë me to atëherë. Cfarë duhet të bëj?

Учительница: Ju duhet të shikoni videot me ushtrime që ne kemi përgatitur për ju dhe përpiquni të bëni maksimumin për t'i ndjekur ato. Juve nuk ju duhet një stilolaps për të shkruar, por gjithsesi mund ta merrni një si një mjet të përdorshëm. Nëse nuk keni një stilolaps, merrni një objekt tjetër që mund ta mbani në dorë pa u lodhur shpejt. Me lejo ta vendos atë në këtë mënyrë: juve ju duhet t'i bëni këto ushtrime, jo për të zhvilluar qëndrueshmërinë fizike, por për qëndrueshmërinë mendore të rusishtes.

Ученик: Shiko, unë nuk di asnjë shkronjë dhe asnjë fjalë dhe jam këtu për të zhvilluar qëndrueshmërinë e të menduarit rusisht.

Учительница: Në fillim është fjala e folur dhe vetëm pastaj vjen fjala e shkruar. Ju jeni i ri në sistemin e tingullit rus dhe si fillim nuk do të jetë e lehtë të bëni dallimet ndërmjet tingujve, që tek ty mund të duken mjaft të ngjashëm. E vetmja mënyrë është të praktikohesh.

Ju duhet të dëgjoni fjalët ruse fillimisht; ju duhet të vrisni veshin me tingullin e shqiptimit në rusisht. Ju duhet gjithmonë të gjeni kuptimin e tingujve të rinj në rusisht. Ju duhet ta forconi mendjen tuaj që të kapi zërat që ju mund të dëgjoni dhe të nxirrni kuptimin prej tyre. Goja juaj duhet të mësojë si t'i shqiptojë të gjithë keto tinguj të rinj në rusisht. Ju duhet të jeni në gjendje të arrini të flisni fjalët ruse të panjohura.

Ученик: Meqënëse unë po e nis nga fillimi unë duhet të bëj një sasi të vlerësueshme gjetjesh. Po nëse gjetjet e mia janë të gabuara? Si mund të sigurohem që i kam gjetur saktë?

Учительница: Nuk ka rëndësi nëse ju fillimisht i gjeni saktë apo jo. Përfundimisht, cdo gjë do të vihet në vendin e vet.Mos u dekurajo nga gabimet e tua, procesi i zbulimit të një gjuhe të re është më i rëndësishëm sesa bërja e një apo dy gabimeve. Qetësohu dhe dëgjo, mendja dhe gjuha do të mësojmë për ju.

Ученик: Si do ta kuptoj që kam bërë një gabim si fillim?

Учительница: Ju do të bëni. Nuk është e lehtë të gjesh cfarë po thuhet por ju e keni mendimin praktik dhe kjo është e vetmja gjë që ju nevojitet. Ne fillojmë me gjërat më të lehta dhe rrisim kompleksitetin e fjalisë kur ju jeni familjarizuar me to. Nëse jeni i dëshpëruar, ju mund të aktivizoni titrat në rusisht apo anglisht. Ne do të bëjmë më të mirën tonë dhe do të përpiqemi t'i vëmë ato në të gjitha videot. Në këtë mënyrë, ju do të jeni në gjendje të shikoni fjalët e reja të shkruara dhe mund t'i lexoni ato të ndara, nëse ju pëlqen të veproni kështu.

Ученик: Pse nuk mund të fillojmë nga atje?

Учительница: Ne duam që të shmangim gabimin më të zakonshëm: një konfuzion ndërmjet formës së folur dhe të shkruar të një gjuhe. Rregulli i drejtëshkrimit rus është që të gjitha këto njësi morfologjike janë gjithmonë të të shkruara në të njëjtën mënyrë, pavarësisht nga mënyra e tyre e shqiptimit(me përjashtim të shembujve të ndryshimeve historike të tingujve) kështu që mënyrat në të cilat fjalët lexohen dhe shkruhen janë të ndryshme.

Fjalët ruse janë të shkruara sipas rregullave drejtëshkrimore. Kjo reflekton strukturën morfologjike të një fjale. Lexo më shumë rreth Morfologjia Ruse.
parashtesa: антициклон (anticyclone)
rrënja: мораль (moral)
prapashtesa: турист (tourist)
mbaresa: джинсы (jeans)

Nëse ju shikoni në fillim fjalën e shkrua, ka gjasa që ju ta shqiptoni atë ashtu sic e shikoni të shkruar dhe ju do të prisni nga të tjerët që ta shqiptojnë atë në të njëjtën mënyrë. Rusët nuk flasin në atë mënyrë, kështu që ju nuk do t'i kuptonit ata dhe ata nuk do t'ju kuptonin ju. Ju do të konfuzoni dëgjuesin rus dhe ata do t'ju konfuzojnë juve. Êshtë e rëndësishme të lexoni dhe të shkruani por gjërat e para në fillim.

Ju duhet të vrisni veshin që të mësohet me tingujt rusë; ata duhet të kenë natyrë të dytë. Juve ju nevojitet jo vetëm të dëgjoni por edhe të kuptoni gjithashtu. Vetëm atëherë zërat që ju dëgjoni mund të vizatojnë një pikturë në mendjen tuaj. Ju duhet ta mesoni gojën të shqiptojë tinguj rusë;ju duhet të bëni më të mirën të imitoni folësit vendas sepse theksi korrekt dhe intonacioni janë shumë të rëndësishëm.

Ученик: Unë nuk jam kaq ambicioz sa të dua të flas rusisht pa asnjë dallim, nuk kam ndonjë plan të bëhem përgjues.

Учительница: Nëse ju i shqiptoni gjërat jo korrekt vetë, ju mund të prisni që të tjerët t'i shqiptojnë ato si ju. Kështu që është më mirë të mësoni të thoni gjerat e duhura në mënyrën e duhur që nga fillimi. Lajmi i mirë është që një folës anglez e ka më të lehtë të flasë gjuhën ruse pa ndonjë theks sesa një rus anglishten.

Tani është koha më e mirë për të filluar bërjen e ushtrimeve me dorë. Suksese!