Libri i Gramatikës Ruse
< Russian grammar book
Template:Russian nouns Albanian
Учительница, ученик
Здравствуйте. Я Наташа Браун. Я ваша новая учительница русского языка. А вы кто?
Ky libër i gramatikës ruse u shkrua për herë të parë nga Natasha Brown në 1995. Ai nuk u publikua kurrë dhe u përshtat për përdorim në Internet.Ai ofron një metodë të re vizuale dhe aktive të mësimit të gjuhës ruse. Në zemër të sistemit të mësimit të gjuhës ruse, gramatikës së gjuhës ruse dhe vecanërisht të rasave ruse, janë ushtrimet e duarve, këmbëve dhe gishtave. Lexoni Faqja e aerobisë së gjuhës ruse përpara se të filloni me to.
Ученик: Si mund të flas rusisht? Unë nuk do të mendoj për rregullat. Nuk do të shqetësohem për mbaresat e fjalëve. Unë do të flas me zë të lartë dhe do të përdor duart e mia për të demostruar gjërat. Imitimi do të shprehë mirë ndjenjat e mia. Pa dyshim që kjo do ta zgjidhë meselenë. Ata do të më kuptojnë mua. Unë do t'i bëj ata të më kuptojnë.
Учительница: Kjo përqasje është shumë e mirë me të vërtetë. Nuk është një mënyrë e keqe për ta bërë atë, megjithëse ajo është vetëm gjysma e punës. Si mund t'i bëni rusët të përdorin duart dhe mimikën e tyre në të njëjtën mënyrë si ju? Mund t'i bëni ata të flasin ngadalë, të mos përdorin fjali të gjata të komplikuara, mundësisht të përdorin një rend strikt të fjalëve me kryefjalë përpara foljes dhe të shmangin përdorimin e foljeve të lëvizjes? Mos harro,shumë rusë nuk e dinë cfarë janë foljet e lëvizjes,përvec disave, sic janë ata që shpjegojnë rusisht për të huajt. Shumica e rusëve (si unë dhe njerëzit që unë njoh) nuk mendojnë kur flasin, prandaj ata nuk mund ta shmangin përdorimin e foljeve të lëvizjes nga biseda e tyre. Madje edhe folja të shmang është избегать në rusisht dhe në vetvete është folje levizjeje; në këtë rast është përdorur në kuptim figurativ. Ju mund t'i trajtoni foljet e lëvizjes vetëm një nga një.
Ученик: Po më thoni që unë duhet të mësoj gramatikën ruse dhe të gjithë ato miliona rregulla të mërzitshëm? Nuk më pëlqen ta bëj. Nuk dua të ndeshem me foljet e lëvizjes së rusishtes. Unë nuk dua të bëhem një ekspert i gramatikës ruse. E gjitha ajo cfare une dua është të kuptoj rusisht dhe të jem i kuptueshëm nga të tjerët. Disa rusë nuk e njohin gramatikën ruse por ata janë në gjendje të komunikojnë me njëri-tjetrin. Fëmijët rusë nuk e dinë gramatikën ruse por ata e flasin atë mjaft mirë, kështu që pse unë duhet ta mësoj?
Учительница: Foshnjet shpenzojnë një sasi të kondiderueshme kohe duke u përpjekur të zbulojnë cfarë po thuhet rrotull tyre. Avantazhi më i madh që ata kanë është koha. Nga ana tjetër, foshnjet nuk janë super ambiciozë; ata nuk presin që të fillojnë të flasin një ditë pasi lindën. Ata nuk e dinë cfarë është ambicia. Sigurisht që ju dini më shumë tani. Ju dini të lexoni (meqënëse ju po lexoni këtë tekst tani) dhe të shkruani(shpresoj), se si të numëroni(ndoshta), si të rezervoni pushimet( nëse jeni mjaftueshëm me fat) dhe ju dini cfarë është ambicia(kjo është e sigurtë përderisa ju doni që të mësoni rusisht). Ju dini shumë por e gjithë kjo njohuri dhe ekperiencë për botës erdhi me kalimin e kohës dhe tani kjo dije është pasuria juaj kryesore. Unë dyshoj që me gjithë eksperiencën dhe njohuritë tuaja, ju do të pëlqenit ta mësonit rusishten në të njëjtën mënyrë si fëmijët rusë.
Ученик: Pse jo? Nuk është ide e keqe, ata nuk mësojnë gramatikë.
Учительница: Imagjino të kalosh disa vite të jetës tënde me një famije ruse, duke qenë nën përkujdesjen e tyre, të ushqejnë dhe qetësojnë plot përzemërsi sa herë që qan. Atëherë ju mund të provoni të imitoni zërat që ju dëgjoni dhe të përsëritësh fjalët pas kujdestarit rus. Në rastin më të mirë, ju do të mërziteni. Vërtetë, nëse ju e provoni, ju do të flisni pak rusisht vetëm në fund të vitit tuaj të dytë. Me sa duket, ju nuk do të harxhoni 20 vjetët tuaj pasardhës duke mbledhur gjithë terminologjinë që ju mundët të merrni në gjuhën tuaj amtare deri kur ishin 20 vjec?
Ученик: Të them të drejtën unë madje nuk di as gramatikën angleze, edhe pse mendoj që flas anglishte perfekte.
Учительница: Këtu janë disa fjalë për ty: peshk, dashuron, mace. Mund të bësh një fjali me to?
Ученик: Patjetër që mundem: Macja dashuron peshkun.
Учительница: Dmth ti di gramatikë, ti e aplikove atë instiktivisht.
Ученик: Do mund të jem ndonjëherë në gjendje që të aplikoj gramatikën ruse instiktivisht?
Учительница: Ju do të mundeni me kalimin e kohës, por për tani ju duhet të familjarizoheni me gramatiken ruse praktike dmth jo të filloni nga zero, ashtu sic bëtë me anglishten. Nëse ti ishe në gjendje të mësojë gjuhën tënde amtare, ti do të mundesh të mësosh një gjuhë të huaj.